TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për protestën e 12 nëntorit, që do të zhvillojë opozita.
Abilekaj tha se nuk ka skenarë "të fshehtë" siç pretendohet, sepse opozita nuk është sindikatë që të organizojë mosbindje civile dhe se një përpjekje për mosbindje civile të bizneseve të vogla, dështoi.
Ai deklaroi se opozita duhet t'ju thotë njerëzve të vërtetën.
"Mosbindja civile pati një test me biznesin e vogël dhe dështoi. Berisha bëri thirrje për ulje qepenash. Opozita duhet të bëjë betejë parlametnare të fortë. Pasvarësisht mjeteve të Ramës, të fitohet ajo betejë dhe pastaj njerëzit të reagojnë vetë. Pardje në Greqi u bë një mega protestë nga sindikatat. Nuk e organizoi opozita. Kur dëgjoi këtë, që ka skenarë sekretë….
Ose ka manifestim të madh, ose nuk mund të jetë akt parapolitik, nuk oganizohen këto nga parti politike. Nuk besoj se duhet të ketë shumë të fshehta kjo protesta e të shtunës. Nuk ka kuptim të bëni garë me Bashën, garën e kanë me Ramën. Kush e bën mosbindjen civile? E bëjnë sindikatat, por jo opozita.
U tentua me shoqatat e biznesit të vogël, që janë pranë PD dhe dështoi. Duhet gjetur mënyra si rrëzohet. Duhet thënë e vërteta. Duhet thënë e vërteta për Portin e Durrësit. Nuk mjaton të thuash vëllezërit Kariç. C’do të ndodhë me Portin e mallrave? Të shkatërrojë industrinë e vendit, humbasim të gjithë. Duke thënë këtë, dalin njerëzit. Duke thënë sa do fitojë Rama, nuk na intereson kjo. Puna është fiton apo jo vendi", tha Abilekaj.