AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 21:27

Dyrnjaja e pyet për synimet e protestës, Paloka: Duam pjesëmarrje masive, njerëzve t’u dalë frika

Dyrnjaja e pyet për synimet e protestës, Paloka: Duam pjesëmarrje
Denis Dyrnjaja dhe Edi Paloka

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e pyeti deputetin Edi Paloka për pritshmëritë e protestës së opozitës të shtunën. Paloka tha se një nga qëllimet e protestës masive është që njerëzve t’u dalë frika nga qeveria.

Biseda në studio

Denis Dyrnjaja: Po marr të mirëqenë se ju do të bëni një protestë shumë të madhe, mbi 100 mijë veta. Çfarë tregon kjo potencë?

Edi Paloka: Më 28 janar 1990, në Tiranë u zhvillua një protestë e heshtur, që vinte pas protestave në Shkodër dhe Kavajë. Në atë protestë nuk ndodhi asgjë, njerëzit dolën dhe lëvizën në rrugë, por panë njëri-tjetrin, panë se sa ishin. Do të thuash ç’lidhje ka koha e diktaturës. Edhe sot ka lidhje, në një farë mënyre, sepse ka frikë te njerëzit, se kjo qeveri, ky kryeministër përdor çdo mënyrë për t’i trembur dhe për t’i mbajtur nën presion të gjithë, biznesmenët qytetarët e thjeshtë, i kërcënon me burgje, me gjoba, me gjithçka. Pjesëmarrja masive tregon se përballë këtij kryeministri është një masë e madhe njerëzish, sepse jo të gjithë asta që janë kundër dalin në protestë. Numri është tregues dhe ju jep zemër edhe të tjerëve.

Denis Dyrnjaja: Pra qëllimi kryesor i juaji është motivimi i njerëzve?

Edi Paloka: Jo kryesori, por është një nga qëllimet, që njerëzit të motivohen, ata që kanë frikë t’u dalë frika.

Denis Dyrnjaja: Rama nuk do të të jetë në zyrë gjatë kësaj të shtune.

Edi Paloka: Duke e njohur mirë Ramën, e di shumë mirë nga e ka. Rama është frikacak, pavarësisht se sot ka gjithë këtë pushtet dhe bën arrogantin.