AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 22:16

"Qarje epike, na iku Grida, do ta zëvendësojë moderatorja nga Përputhja!"/ Rakipi pyet Palokën: Po ti qave për Gridën!

"Qarje epike, na iku Grida, do ta zëvendësojë moderatorja

Në emisionin "Të Paekspozaurit", është diskutuar protesta e 12 nëntorit dhe zhvillimet në kampin opozitar. Gjatë bisedës u fol edhe për largimin e Grida Dumës nga PD, drejt televizionit "Top Channel". 

Ylli Rakipi pyeti deptuetin Paloka lidhur me këto zhvillime dhe a është mërzitur edhe ai, si kolegët e tjetër, që qanë pas dorëheqjes së Dumës. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ishte një qarje epike. Një ndarje e madhe... Grida po ikën në një televizion, në televizionin Top Channel. U largua përfundimisht nga PD. Një tjetër prezantuese mund të vijë, që bën emisionin “Përputhja”. Ngjarje të mëdha ndodhin në këtë vend. Si e mendon ti Palokë? Pate edhe ti ndonjë përlotje?

Edi Paloka: Parimisht e kam shprehur disa herë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qëndrimet e deputetëve...

Ylli Rakipi: Qarje e madhe Palokë. Flutura Açka ka qarë. Edhe malësori i nderuar Gjekmarkaj ka qarë, kur dihet që malësorët nuk qajnë kurrë. Unë përshembull, njoh Nikoll Lesin që është malsor dhe nuk ka qarë kurrë (vetëm një herë kur nuk i dha liçencë Ilir Meta për TV). 

Edi Paloka: Kur nuk e sheh më të arsyeshme të jetë në Parlament, bën zgjedhjen e vetë. Parimisht jam që ne duhet t’ju përgjigjemi atyre që na kanë zgjedhur, por nuk mund të pengoj zgjedhjet personale. E di për zotin Rrushaj pse është larguar. Kam biseduar edhe përpara me të. Fredi nuk i bëri publicitet asaj gjëje dhe i kërkoj ndjesë. Fredi ishte një nga njerëzit që u përpoq të bashkonte dy grupet brenda grupit parlamentar. Ramë dakord në disa pika si mund të bashkëpunohej. Arsyeja më e fortë ishte zhgënjimi prej kësaj.