TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka patur një incident në Kuvend me kryeministrin Edi Rama dhe Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tij nga seancat plenare për dhjetë ditë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Paloka tregoi se çfarë i ka thënë Edi Ramës në Kuvend, duke deklaruar se ishin fjalë të ngjashme me ato që Rama përdori dje ndaj opozitës, ku "zbrazi" një fjalor banal.
"Çdo njeri që sulmon padishahun, nuk mund të jetë normal sipas atij. Histori qesharake me të dehur, justifikim që Rama e gjen gjithmonë. Skenat e djeshme i pamë të gjithë, sulmet, fyerjet, që Rama bëri ndaj deputetëve dhe ndaj të gjithë opozitës.
Unë me zotin Leskaj hymë në sallë, meqenëse erdhi momenti i votimit të buxhetit. Zonja Nikolla pezulloi seancën për 5 minuta.
I thashë Ramës, je i pa fe, pa din, pa iman, miza në bythë të kalit, etj. Unë këto që ai tha dje, ja thashë me fjalorin tim. E fyeva me vetëdije të plotë, për ato që ai bëri për opozitën. Dje nuk iu bë asnjë vërejtje formale Ramës, për ato skena që bëri.
Unë dhe Leskaj do të përjashtohemi nesër sepse i thamë Ramës, të gjitha ato që ai tha publikisht opozitës", deklaroi Paloka.