AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 13:10

Do të paraqitet në SPAK për dosjen e “21 janarit”? Berisha: Ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen për t'u pyetur

Do të paraqitet në SPAK për dosjen e “21 janarit”?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do ti përgjigjet thirrjes së drejtësisë sa herë që ta kërkojnë. Por i pyetur nëse do të paraqitet nesër  për dosjen e 21 janarit, kreu i PD tha:  “Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen.

Ata që përdorin këtë për propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë apo skandalin e aeroportit të Vlorës ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bandë që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”.

Pyetje: A do të paraqiteni nesër në SPAK për dosjen e 21 janarit?

Berisha: Mund t’u pohoj atë që kam thënë, i jam përgjigjur çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Do t’i përgjigjemi. Nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje ‘a do i përgjigjem?’ Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen. Ata që përdorin këtë për propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë apo skandalin e aeroportit të Vlorës ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bandë që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë.

Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur me dhjetëra njoftime të tjera. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Tropolinit, shërbëtor, mercenar i regjimit të Ramës që kujton se mund të mbulojë me zhurma të tilla krime të Ramës dhe Ballukut. Asnjëherë mos më pyesni a do shkosh, unë do shkoj në cdo rast që të thirrem për cdo problem që të thirrem nga organet e drejtësisë.