TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Muçi Shaljanit ndodhi në një nga zonat më të mbrojtura të shtetit, në Rinas, pranë aeroportit.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi.
Sipas tij, kjo “është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”.
“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave.
Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një”, shkruan Berisha.
