AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 11:58

VIDEO/ “Aman të keqen, lëre”, përplasje e ngritje tonesh mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni

VIDEO/ “Aman të keqen, lëre”, përplasje e ngritje

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka komunikuar me tone të ashpra së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.

Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.

Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.