AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 10:36

Ambasadori i BE/ Akuzat ndaj Ballukut, Gonzato: Nuk dënohen njerëzit pa ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore

Ambasadori i BE/ Akuzat ndaj Ballukut, Gonzato: Nuk dënohen njerëzit

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I pyetur në emisionin “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për nr 2 të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, ambasadori i BE është përgjigjur:

“Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore”.

Qëndrimi i ambasadorit të BE vjen në një moment kur opozita ka shtuar sulmet në drejtim të Zëvendëskryeministres, pas akuzës së SPAK për tunelin e Llogarasë.

Një koment i tillë përfshin në fakt shumë prej rasteve kur politikanë të lartë janë nën hetim, ndërkohë që ata prezumohen të pafajshëm deri në vendimin e prerë të gjykatave.