AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 12:37

SPAK e merr zyrtarisht nën hetim, veprat penale për të cilat akuzohet ish kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

SPAK e merr zyrtarisht nën hetim, veprat penale për të cilat

Agim Ismail ish kreu i Burgjeve është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë.

Sipas informacionit të publikuar, Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:

-Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike

-Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal

-Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Njoftimi: 

Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
• Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal
• Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal