AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 13:04

"Vrasës me pagesë"/ Atentati në Rinas, Berisha: Autorët të lidhur me qeverinë! Sheqeri u shpërblye me spaletat e oficerit të AMP

"Vrasës me pagesë"/ Atentati në Rinas, Berisha:

Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha thotë se personat qe kryen atentatin në Rinas, ku u vra Gilmando Dani ‘janë njerez të qeverisë, por mund të jenë edhe vrasës me pagesë’. 

Berisha u shpreh se “ekzekutimi publik është vepër e padiskutueshme e eksponentëve të krimit të lidhur si mishi me thoin me qeveritarët shqiptarë”.

Sipas Berishes, personi që mbeti i plagosur Muçi Shaljani ka bërë fushatë për ish ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe më pas thotë ai “pasi kreu me sukses misionin u shpërblye”.

Berisha: Breshëritë e kallashnikovit dhe pistoletës që u shkre mbi trupin e Danit dhe Shaljanit vetëm pak minuta, para apo pas se të kalonte një delegacion që shoqërohej me eskortë policie dëshmon shkallën e pasigurisë ekstreme që ekziston në këtë vend.

Muç Shaljani, apo Sheqeri ka qenë mbështetës dhe financues kryesor në fushatë eleketorale, i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.  Kjo ëhshtë e faktuar. Muç Shaljani është angazhuar me bandën e tij dhe paratë e krimit në blerje votash për ministrin Hoxha. Shaljani është anëtar aktiv i të njëjtës bandë me Danin. Me një nga vëllezërit e tij ai ka pasur të mëdha të vendosura, që të gjitha nga droga, gjobat dhe ryshfetet.

Shaljani u fut në radhët e policisë nga Hoxha, pas misionit të tij të suksesshëm në vjedhjen e votave. Hoxha nuk ka folur për ushtarin e tij që e futi në radhët e policisë, vetëm që të mund të përdorte uniformen e policisë për trafiqe. Gilmando Dani ka qenë badigard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. Ai ka përdorur të gjithë bandën e tij.

Pas zgjedhjeve Shalajni shpërbehet në një nga vendet me delikate të shërbimeve inteligjente të policisë të keqpërdorur nga banda dhe krimi

Ata që ekzekutuan Gilmando Danin ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishmen se viktimat e tyre.