AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 11:51

Seanca/ Tentativa e hakërimit të SPAK, merret zyrtarisht person në hetim ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili

Seanca/ Tentativa e hakërimit të SPAK, merret zyrtarisht person

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person në hetim për tentativën e hakërimit të SPAK.

Lajmi u konfirmua nga gazetarja, Klodiana Lala pasi ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme.

Agim Ismaili mbërriti i vetëm në organin e akuzë, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 Tetor.