TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga SPAK, aty ku duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk harroi të lexonte mesazhin që la për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.
“Altin Gjoka Hajri Troplini Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik, parelarësit dhe pronarit të katër banesave, falsifikatorit dhe mashtruesit të dokumenteve shtetërore, drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha para gazetarëve.
Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat hodhi akuzua ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij ai shtroi edhe disa pyetje si edhe renditi disa nga arsyet përse sipas tij, kryeministri do të duhej të pyetje të SPAK.
“Dosjet e Edi Ramës kundërmonin nga të katër anët. Ftoj cdo shqiptar të shtoj pyetje a duhej thirru Edi Rama për 50 dosje të krimi elektoral.
Duhej thirrur Edi Rama për 400 mln euro të zhdukura për inceneratorët, Asnjë nga djegësat nuk punojnë dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët.
A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS për portet e Shqipërisë, portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe në Europë që shkojnë të paktën 4 mld euro dhe shkojnë miliarda euro gjoba për shqiptarët.”, tha ai.