AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 11:27

"Terr informativ"/ Kryetarja e SHISH: Raportim me dyer të mbyllura. PD kundër, Ndoka: E papranueshme. Ajo tallet, thotë ‘më ka çuar nëna me la gojën’

"Terr informativ"/ Kryetarja e SHISH: Raportim me dyer të

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka raportuar kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Në fjalën e saj shkurt, ajo bëri një prezantim të buxhetit dhe më pas kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Kundër doli opozita, e cila tha se është e përcaktuar me ligj se çfarë është sekret shtetëror.

Flamur Noka kërkoi që raportimet e drejtueses së SHISH të bëheshin publikisht për të treguar transparencë.

“Terri informativ mbulon këtë komision në raportin e SHISH. Është herë e parë që termi transparencë nuk ekziston. Tallet zonja dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund ti hedhim hi syve shqiptarëve.  

Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj.  Ky nuk është raportim, por është “më ka çuar nëna me la gojën”.