AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 10:16

Hakërimi/ Ish-Drejtori i Burgjeve paraqitet për herë të dytë në SPAK, momenti kur mbërrin në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Hakërimi/ Ish-Drejtori i Burgjeve paraqitet për herë të

Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.

Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jane siguruar pamjet teksa futet në organin e akuzës.

Agim Ismaili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe me datën 2 Tetor, por ende s’dihen arsyet se pse është marrë në pyetje.

Burimet thonë se Ismailaj do të pyetet sërish për hakërimin e kompjuterëve të SPAK.