AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 11:12

Operacioni/ Vodhi një makinë dhe gjatë tentativës për t’u larguar përplasi dy mjete të parkuara, arrestohet 35-vjeçari! U kap ‘mat’ nga kamerat

Operacioni/ Vodhi një makinë dhe gjatë tentativës për

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi gjatë tentativës për t’u arratisur më një makinë të vjedhur është përplasur me dy makina.

Gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, me automjetin që kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl”, 35-vjeçari përplasi 2 automjete të tjera.

Policia informon se shtetasi me iniciale D. M.,dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”.

Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje.

NJOFTIMI

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4 finalizojnë operacionin policor të koduar “Episodet”.

Gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, me automjetin që kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl”, përplasi 2 automjete të tjera, ndalohet 35-vjeçari.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga struktura të Policisë së Tiranës, menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronave/pasurive të tyre, u finalizua operacioni “Episodet”, gjatë të cilit:


-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje;

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer 2 shtetasit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Operacioni/ Vodhi një makinë dhe gjatë tentativës për