AKTUALITET, 18 Shkurt 2022, 08:30

Digjet fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë, tymi i zi “mbulon” zonën, devijohet rruga për Tiranë

Digjet fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë, tymi i zi

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Të gjithë punonjësit kanë shpëtuar mrekullisht. Nga pamjet shihet që tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Për shkak të prezencës së madhe te tymit, mjetet kanë devijuar rrugën Lezhë-Tiranë dhe po përdorin aksin e vjetër.