TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë, Presidenti Ilir Meta pas 24 korrikut, kur edhe i mbaron mandati do t’i rikthehet jetës aktive të politikës.
Nuk dihet nëse ai do të marrë drejtimin ose jo të LSI-së, por thekson se do të bëjë një opozitë shumë të fuqishme.
Në një intervistë në RTSH, Kreu i Shtetit paralajmëroi se opozita do të rikthehet fuqishëm, duke theksuar se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit. “Kemi humbur shumë kohë në këto tetë vite”, u shpreh Presidenti.
“Opozita shumë shpejt do të jetë më e fortë sesa e mendojnë. Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon ti largojë nga vendi është e jashtë zakonshme. Ata kanë pasur një problem sepse nuk kanë pasur lidership, por tani gjerat po ndryshojnë
Unë mezi po pres 25 korrikun. Shqipëria ka humbur kaq shumë kohë, saqë ne nuk do kemi kohë për të pushuar.
Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit dhe që nuk do të ndryshohet kushtetuta me 140 deputetë, por me referendum. Kjo do të arrihet shumë shpejt. Nuk ka më asnjë sekondë pushim pas 24 korrikut”, tha Meta.