AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 23:53

“A keni fytyrë ju, kush je ti”- Agron Shehaj sherr me juristin: Ju vidhni dhe ne jemi të çuditshëm! Mos më thuaj mua ashtu…

“A keni fytyrë ju, kush je ti”- Agron Shehaj sherr me juristin:

Deputeti Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat të ashpër, ndërsa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.

Në emisionin "Opinion", Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi tre milionë euro.

Kjo gjë ka sill reagimin Ndrecajt, i cili tha: "Çfarë po mbroj? A keni fytyrë ju a s’keni?”.

Pjesë nga debati:

Shehaj:  Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për tu justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prapë..

Shehaj: Ju vidhni ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Lëri mo këto, ju vidhni, çfarë i keni këto historira? Kush je ti që thua ju vidhni? Si mund ta thuash?

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.

Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua ashtu… SPAK thotë që ai që mbron t'i ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

Ndreca: Më thuaj përballë.

Shehaj: Përballë të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u dhe ti e mbron.