TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Elvi Fundo tha se janë të shumta shkeljet ligjore në aferën e inceneratorëve. Fundo tha se në skemën e përdorur fshihen politikanë dhe pronarë mediash.
Fundo tha se televizionet dhe portalet, janë paguar nga inceneratorëve, me shifra marramendëse.
Fundo renditi disa nga shkeljet që kanë ndodhur me inceneratorët:
1-Nuk ka pasur garë reale, gara ka qenë fiktive. Kosto 178-430 milionë euro
2 - Funksionimi dhe mirëmbajtja kushton shumë.
3- Nuk ka pasur studime fizibiliteti, është mashtruar me to
4- Sot Shqipëria ka paguar 100 milionë euro për inceneratorë: Dy nuk punojnë, i treti nuk ekziston.
5 - Për të paguar zullumin janë paguar mediat, janë krijuar skema për të marrë para, është mashtruar me TVSH-në.