AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 21:36

A e keni mbështetjen e Agron Çelës në Shkodër? Flet Arben Imami, drejtues i fushatës së koalicionit "Shtëpia e Lirisë"

A e keni mbështetjen e Agron Çelës në Shkodër? Flet
Arben Imami dhe Agron Çela

Arben Imami, drejtues i fushatës së koalicionit "Shtëpia e Lirisë" për Bashkinë e Shkodrës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për zgjedhjet dhe aleancat që sipas tij, do t'i sjellin fitoren kandidatit të Berishës. 

Pjesë nga biseda: 

Arben Imami: Zoti Agron Çela është aktor i rëndësishëm politik në qytetin e Shkodrës.

Ylli Rakipi: Çela është i angazhuar me këtë punë apo është indiferent?

Arben Imami: Shtëpia e Lirisë është krijuar mbi bazën e disa formacioneve. Drejtuesi dhe konceptuesi është Sali Berisha. LSI është opozitë dhe është mblehdur në këtë krah, jo në pseudo opozitën e Lul Bravës. Sigurisht që ne presim mbështetjen e tyre

**

Ylli Rakipi: Agron Çelën e keni aty të angazhuar? 

Bardh Spahia: Agron Çela si deputet i LSI punon me strukturën e vet. Ne punojmë me strukturën e PD.