TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën e inceneratorëve, aspekte të cilat ai i ka denoncuar shpesh në median që drejton, CNA.al.
Fundo shpjegoi se si janë përdorur skema mashtrimi për të vjedhur para, deri edhe me shembuj qesharakë, ku kompani që shisnin të brendshme, rezultonin se kishin shitur beton tek kompanitë e inceneratorëve.
"Ka disa kompani që shesin sutjena dhe i kanë shitur inceneratorit beton.Nuk fillon vetëm te pjesa që kanë malet me plehra. Sipas disa të dhënave të fundit, kosotja për të djegur një ton mbetje shkon në 35 euro minimum. Bashkia e Elbasanit, për 100 ton mbetje në ditë duhet të paguajë 100 mijë euro në muaj, ose 1.2 milionë euro në vit, para që nuk i ka dhe nuk mundet t'i ketë. Zullumi është tek Bashkitë.
Sipas një të dhëne zyrtare, këta kanë qenë në dijeni të kostove të larta, por kanë hedhur hapin për t’i bërë. Sipas shtetit Rhode Island në SHBA, del që metoda më e kushtueshme është incenerimi. Në 2011, një bashki në Pensilvani ka falimentuar prej inceneratorit. Ne po flasim si do mbajnë këta inceneratorë në Tiranë apo Elbasan...
Ka një mashtrim fillestar me ofertën e bërë nga kompania e cila ka shprehur interesin për të marrë këtë koncesion. Po ta shohësh hollë hollë, nuk është as PPP. Është ndërtuar me paratë e shqiptarëve, duke gjetur forma nga më të ndryshme.
Jemi përballë një fakti që qeveria ka paguar 100 milionë euro, në Tiranë nuk kemi incinerator. Bashkitë rrezikojnë të falimentojnë", tha ndër të tjera Fundo.