AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 22:09

A do ta ftoni Voltana Ademin të punojë me ju në Bashki? Si përgjigjet kandidati i Berishës

A do ta ftoni Voltana Ademin të punojë me ju në Bashki? Si

Bardh Spahia, kandidati i "Shtëpisë së Lirisë" për kryetar Bashkie të Shkodrës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për zgjedhjet e 6 marsit. 

Spahia gëzon mbështetjen e kryetares aktuale, Voltana Ademi. 

I pyetur nga Ylli Rakipi nëse do ta ftojë kryebashkiaken të punojë me të, në rast se fiton, Spahia tha se eksperienca e Ademit është mjaft e vyer. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Cila është gjëja e parë, emergjente që ju mendoni se duhet bërë për Shkodrën?

Bardh Spahia: Është shumë e rëndësishme, përmirësimi i disa shërbimeve. Sjellja më pranë qytetarëve e Bashkisë së Shkodrës. Kemi disa ide për hapjen e disa zyrave të asistencës dhe një vëmendje të veçantë do të duhet të adresohej drejt turizmit detar, malor, kulturor dhe turizmit fetar, pasi Shkodra ka asete të jashtëzakonshme.

Ylli Rakipi: Do ta ftonit Voltana Ademin të punojë me ju? 

Bardh Spahia: Kam diskutuar me Voltanën dhe ajo e ndjen të nevojshme t’i kushtohet profesionit të vetë dhe familjes, që e ka vuajtur mungesën e kohës së kushtuar familjes. Nuk kemi diskutuar në këtë aspekt, por sigurisht eksperienca e Voltanës është e jashtëzakonshme dhe do të ishte aset i vyer në këtë drejtim.