AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 19:03

 Meta vlerëson pas vdekjes me Dekoratën “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së: Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!

 Meta vlerëson pas vdekjes me Dekoratën “Nderi i

Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës, lir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë pejanë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës:

Selman Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare, si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë e frymëzues për brezat e ardhshëm

si dhe Besnik Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë dhe frymëzues për brezat e ardhshëm.”

Postimi i Metës

KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË, QË NUK FALET KURRË.
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, që morën armët në dorë për të luftuar për liri, duke flijuar edhe jetën, janë emrat më të nderuar të historisë më të re të shqiptarëve.
Në themel të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që mbarë kombi feston sot, qëndron gjaku dhe sakrificat më sublime të tyre.
Në këto beteja historike, e dhanë jetën me armë në dorë edhe dy luftëtarët e shquar të lirisë, Dëshmorët e paharruar Selman dhe Besnik Lajçi nga treva e Rugovës, të cilët në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, pata privilegjin t’i vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë të përjetshëm.
Lavdi përjetë Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jasharit dhe të gjithë Heronjve të Kosovës!