TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion.
Gjiknuri tha se ishte thirrur këtë të premte në SPAK, për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri deklaroi se ai dha shpjegime përpara organit të akuzës për atë që e cilësoi një nga vjedhjet më të mëdha, pasi punimet për rrugën nisën me një vlerë 240 milionë euro dhe përfunduan me një shifër prej 400 milionë euro.
“Dhashë shpjegime për një nga abuzimet më të mëdha, nisën punimet me një vlerë 240 milionë euro por përfundoi me mbi 400 milionë euro”, tha Gjiknuri në dalje të SPAK.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin e ARRSH-së Dashamir Xhika dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të cilët morën pafajësi në gjykatën penale.