TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Historikë prekëse në Turqia nuk kanë të reshtur. Së fundmi xhiron e rrjetit e ka bërë një djalosh turk, i cili qëndroi 87 orë nën rrënoja pas tërmetit tragjik. Ai quhet Kadir dhe është tifoz i Gallatasarait, teksa ka idhull, sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi.
I riu i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas shtrimit në spital se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas, duke pozuar nga spitali me mënyrën e festimit të Ikardit. Nuk ka vonuar dhe reagimi i sulmuesit, që i ka premtuar fanellën dhe një përqafim të fortë.
“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, ka shkruar Ikardi në “Instagram” teksa ka postuar historinë prekëse të Kadirit.
View this post on Instagram