AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 10:16

Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri, Meta: Vetëm Qeveria e “Rilindjes” mund ta sillte këtë situatë absurde

Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri, Meta: Vetëm Qeveria e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar në burgjet shqiptare, pas një rekomandimi të Avokatit të Popullit lidhur me mbipopullimin e tyre.

“Shqipëria shpopullohet, por burgjet mbipopullohen. Vetëm Qeveria e “Rilindjes” mund ta sillte këtë situatë absurde!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar një rekomandim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për sa i përket mbipopullimit në burgun e Elbasanit.

Mes problemeve të cilat hasin të arrestuarit, janë edhe mungesa e barnave, mungesa e trajtimit ushqimor dhe shërbim të pamjaftueshëm shëndetësor deri në ndalimin e takimit me familjarët.