TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për analistin Enton Abilekaj denoncimi që deputetja e “Partisë së Lirisë”, Monika Kryemadhi i bëri impiantit të Sharrës në Tiranë, mjafton që të nisë hetimi për shkeljen e kontratës mes kompanisë së inceneratorëve dhe Bashkisë së Tiranës.
Abilekaj u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nga ana tjetër është fatkeqësi që inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit nuk po punojnë, duke i çuar dëm 52 milionë eurot e shpenzuara aty.
“Inceneratori i Tiranës vërtetë ka një kontratë dhe ajo e mbron, sepse kanë thënë se inceneratorin do ta sjellin pas disa vitesh. Brenda projektit të inceneratorëve me kemi impiante me tre procese: selektim dhe pjesa e riciklueshme furnizon ricikluesit shqiptarë. Pjesa që nuk riciklohet, një pjesë duhet të groposet dhe tjetra të digjet. Ne kishim Monika Kryemadhin këtu në studio dhe ideja e saj me qesen ishte brilante, sepse na bëri të kuptojmë se në Sharrë nuk bëhet riciklim dhe diferencim. Pra kontrata është e shkelur. Ti nuk mund të thuash se nuk ka inceneratorë, jo u vonua inceneratori se s’ka leje, jo pandemia etj. Qesja e Monikës na bëri të kuptojmë që kontrata është e shkelur dhe që ne paguajmë kot. Nukke nevojë të bësh asgjë tjetër për Tiranën, se e ka faktin atje në Sharrë, të xhiruar me dron.
Sa i përket çështjes së inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, është bërë gabim vendosja e sekuestros dhe ia lanë në dorë bashkive dhe ato investime që janë bërë po i lënë të ikin dëm dhe kjo është fatkeqësi, sepse janë 52 milionë euro të hedhura. Pavarësisht cilësisë së tyre, ata mund të punonin, siç punoi inceneratori i Elbasanit disa kohë dhe pati efekt shumë të mirë. Impianti si ide është shumë i mirë, por atë e shkatërroi babëzia e pushtetarëve. Ato tani nuk vihen në punë, se inxhinierët nuk janë, nuk janë bërë disa investime shtesë dhe për 100 mijë euro investim rri pa punuar inceneratori i Fierit.
Kur u hap para dy vitesh çështja e inceneratorëve pas denoncimeve të opozitës, disa mendojnë se po rritet dënimi për çiftin Gugallja-Mërtiri që të mos dënohen Ahmetaj dhe të tjerë. Pra është dirigjuar për të patur hetime, arrestime dhe dënime të kontrolluara. Për Arben Ahmetajn nuk ka akuzë penale, por dosja është e hapur”-tha Abilekaj.