TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se opozita duhet të protestojë, por duhet të premtojë një platformë për qeverisjen e të ardhmes dhe duhet të bashkëpunojë me të gjitha grupet e interesit që t’i bashkohen protestës, që të mos mbetet vetëm një protestë partiake.
“Nuk ka asnjë protestë të keqe. Nuk mund të themi pse bëhet protestë. Nëse një parti politike ngre pritshmëritë dhe nuk i realizon, i bën dëm. Çështja e përfaqësimit është e rëndësishme.
PD duhet të veprojë si parti e hapur, duke përfaqësuar interesat e grupeve të ndryshme. Bashkëpunimi me median nuk bëhet për të dalë në protestë, por a ka një aleancë me grupet e interesit? Çfarë keni bërë ju? (I drejtohet Vokshit) Edhe ata që ikin emigrantë, çfarë keni bërë për të përfaqësuar ata?
Ju duhet të premtoni një platformë për të nesërmen. Opozita duhet të bashkëpunojë afër me grupet e interesit, që në protestë të ketë edhe nga grupet e interesit. Nëse zgjerohet dhe krijohet kjo aleancë, edhe protesta do të jetë më e vështirë për t’u kapërdirë”-tha Abilekaj.