AKTUALITET, 9 Shkurt 2023, 23:25

Vangjeli "zbulon" skenarin e opozitës në protestë: Do të ketë shumë perime...

Vangjeli "zbulon" skenarin e opozitës në protestë: Do

Lorenc Vangjeli ka zbuluar disa nga skenaret e opozitës në protestën që do të mbahet ditën e shtunë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Vangjeli tha se protestuesit pritet të zhvendosen në disa institucione, përfshirë edhe KQZ-në. 

Ai deklaroi se do të hidhen perime në drejtim të objekteve si Kryeministria. 

"Do të ketë shumë domate dhe bimë tradicionale shqiptare. Nga këto perimet e fundit që mbeten në treg.

Do të shkojnë edhe te KQZ dhe disa institucione", tha ndër të tjera Vangjeli.