TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur Albana Vokshin, lidhur me "hapjen" e Partisë Demokratike, e cila u premtua në "Foltoret" e Sali Berishës.
Vokshi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se PD është e hapur dhe se është zgjedhje personale e gjithësecilit që ka vendosur të largohet, megjithatë ajo i bëri thirrje edhe Evi Kokalarit të rikthehet nëse do, pasi PD ka miratuar fraksionet në Statut.
PJESË NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Pse është ndryshe Partia Demokratike sot? Pse është më e mirë se partie e Lulit?
Albana Vokshi: Kemi bërë gjithçka ndryshe. Kemi qenë parti pa frymë, pa struktura, ku çdo kandidat për çdo lloj niveli vendoseshin në orën 12 te zyra e ish kryetarit. Tani kemi futur votën që vendos.
Ylli Rakipi: Në PD ka një klimë armiqësore. Edhe Evi Kokalarin që e ndihmoi Berishën, me të gjithë mundësitë që kishte, e keni shpallur armike dhe ajo po krijon parti tjetër. Ndoshta nuk ju duket humbje por me këto ritme, do të mbeteni 5-6 vetë atje...
Albana Vokshi: Kjo është çështje demokracie. Vota sjell pakënaqësi. Nuk emërohesh më te zyra e kryetarit. A sjell vota produktin më të mirë? Ama kemi futur votën për çdo nivel strukture. Zonja Koklari ka zgjedhur vetë. Ne e ftojmë sërish të vijë.
Pse i them të vij, sepse Statuti krijoi mundësi që PD të hapej dhe të pranojë edhe mendimin kundër. Nuk je dakord me vendimin e kryetarit? Atëherë ke fraksionet. Evi nuk ka pse ikën, le të vijë. Apo kushdo tjetër.
Ylli Rakipi: PD duket shumë e vjetër në koncepte. Duket shumë skematike, nuk frymëzon njeri, nuk frymëzon të rinjtë. Nuk ka ide, vetëm sharje për Edi Ramën.
Albana Vokshi: Vitin e fundit kemi kaluar në një proces shumë të vështirë, kemi qenë për mbijetesë. Nuk jemi partia me performancën më të mirë të mundshme, por ka një arsye pse ishim për mbijetesë. Ka një emër që mund të na mohojë edhe hyrjen në zgjedhje, e ka emrin Edi Rama. A duhet të fillojmë të jemi ndryshe?
Sapo ne të kemi vulën të regjistruar dhe të institucionalizohemi siç na takon, partia duhet të marrë tjetër fytyrë. Ne jemi marrë me problemet e mbijetesës.
Së pari duhet të shpëtojmë pluralizmin.
Kërkojmë ndihmën e çdo qytetari, të mediave, të trupit diplomatik. Keni parë një ambasador të flasë kur përjashtohen deputetët e opozitës nga Parlamenti?

