TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Lorenc Vangjeli tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se bosët e inceneratorëve që janë në kërkim do të vijojnë të paguhen me paratë e buxhetit të shtetit, sepse kontrata që ata kanë nënshkruar me qeverinë shqiptare nuk është goditur në gjykatë.
“Ne na duket se një zyrtar i lartë apo tjetër, me anë të postit, fiton para të pista, shkon në burg dhe pakkush nga ne mendon se ccfarë bëhet me produktin e veprës së tij kriminale. Ne na duket se hesapet me këtë individ i kemi mbyllur sa kohë që e kemi mbyllur atë në burg. Nuk është kështu. Kjo vazhdon të jetë mendësia e hershme e trashëguar nga komunizmi. Demokracia, kapitalizmi ka rregulla të tjera. Perëndia këtu është paraja. Merri produktin e veprës kriminale. Ne kemi njerëz të dënuar, ku gjithë Tirana e di se kanë shumë para, ku po shumëkush thotë “hallall burgu të gëzoj milionat”.
Në një hetim tjetër po flitet për paratë. Ka ndodhur një vepër, penale, një tragjedi e rëndë, janë vrarë 26 njerëz, mijëra fate njerëzore janë frakturuar atje, por atje janë prodhuar edhe para të pista. Prokuroria, me hetimin e ri po përpiqet të japë përgjigje se ku kanë shkuar këto para, cilët janë xhepat dhe ky do të ishte ndëshkimi më i madh, jo burgu.
Ne e dimë se ata të inceneratorëve janë fajtorë, kanë vjedhur, kanë grabitur, grup i strukturuar kriminal, por këtë e themi ne dhe nuk e ka thënë akoma gjykata. Vazhdon të na duket e ccuditshme që këta janë në kërkim dhe vazhdojnë të paguhen. Por do të vazhdojë të ndodhë kështu për një arsye të thjeshtë, sepse ka një kontratë formale e cila nuk është goditur në gjykatë. Nuk mund të prishet tani. Sa kohë është në fuqi, nuk ka askush forcë që ta ndërpresë”- u shpreh Vangjeli.