TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë e ftuar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ka folur për protestën e së shtunës dhe për "revolucionin demokratik" që ka paralajmëruar Sali Berisha.
Ylli Rakipi e pyeti Vokshin se çfarë do të thotë ky "revolucion" për të cilin flet Berisha dhe a e ka shpjeguar ai brenda partisë se çfarë ka ndërmend të bëjë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Doktori ka thënë që do të nisë revolucioni demokratik. Ne nuk na e ka shpjeguar akoma se çfarë do të thotë kjo, po ju aty brenda partisë ju ka shpjeguar gjë?
Albana Vokshi: Kemi folur dhe diskutuar për të gjithë format e protestës dhe mosbindjes civile. Besoj që edhe kryetari i partisë ka shprehur qëllimin dhe objektivin e një levizje, që e quan “revolucion demokratik”, për përmbysjen e një sistemi jo demokratik.
Është një person që ka grumbulluar të gjithë pushtetet. E vetmja shtyllë e demokracisë është opozita. Ka kaq vjet, që tenton ta blejë ose shktatërrojë. Deri aty sa nuk do ta lërë të regjistrohet. Ka minimalisht një vit që nuk kemi të drejtë të regjistrohemi.
Mendoni që ne si parti mund të mos futemi dot në zgjedhje? Rama nuk e do as në zgjedhje opozitën.
***
Ylli Rakipi: Tani vendi është i gjithi i Edi Ramës. Dje ishte i juaji. Të gjithë Shqipërinë e kanë patur dhe e kanë në dorë një grup politikanësh. Por, pluralizmin nuk na e ka ndaluar njeri fare. Ndërsa demokracinë e kanë rrezikuar sepse vendin e kanë në dorë disa banda, politikanët përgjtihësisht dhe disa oligarkë që fillojnë nga koha juaj dhe vijojnë deri sot.
Albana Vokshi: Ju duhet të falenderoni opozitën që po organizon një protestë dhe ju fton të gjithëve. Nuk jam dakord për këtë që nuk preket pluralizmin. Nëse lexojmë akt-akuzën, përmendet 14 herë kryeministri i një vendi. Deputetët përjashtohen, nuk kanë as të drejtën e fjalës. Edi Rama ka kërkuar të hapet investigim për ish shefin e opozitës që ka paguar për lobim në SHBA.
Ylli Rakipi: Zonja Vokshi, protesta e së shtunës është e frymëzuar nga skandali McGonigal. Mendoni se njerëzit janë të revoltuar? Ç’është perceptimi juaj deri tani për reagimin e njerëzve?
Albana Vokshi: Kam qenë në terren, kam tre ditë që takoj qytetarë dhe janë të zemëruar. Është një histori korrupsioni...
Ylli Rakipi: Domethënë përveç Big Brother-it, është edhe kjo histori që po i shqetëson njerëzit?
Albana Vokshi: Në një vend ku nuk ka arsim, ku qytetarëve nuk ju del për të blerë deri në fund të muajit… Sot isha me një grua që shiste te rruga e Kavajës, që thoshte më vjen turp kur ju them njerëzve që patatet kushtojnë 120 lek kilja...