AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 22:27

Bylykbashi: Nuk kam njohur ndonjëherë Bashën për shef

Bylykbashi: Nuk kam njohur ndonjëherë Bashën për shef

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNTV, tha se nuk e ka njohur ndonjëherë kreun e PD-së, Lulzim Basha, si shef.

Bylykbashi u shpreh se, Basha duhet të paktën ta kishte çuar PD një herë në fitore në këto tetë vite si kryetar.

Bylykbashi: Unë nuk e kam njohur ndonjëherë Bashën për shef.

Kola: Ti ke qenë shef përherë, leje tani që ta ka mbyllur rrugën Berisha, nuk bëhesh dot kryetar dhe je në krizë.

Bylykbashi: Unë jam anëtar i PD-së dhe Basha duhet të paktën të na kishte çuar një herë në fitore.