TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, ka patur debate për zhvillimet në PD.
Gjatë emisionit, Ylli Rakipi kishte një këshillë për Preç Zogajn, që shkaktoi të qeshura pafund në studio.
"Deti kos të bëhet, nuk ka lugë për Preçin", deklaroi Rakipi, për të thënë se nuk e pranojnë në Partinë Demokratike, sado të përpiqet t'i mbështesë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Preç, ti numërove të gjithë gjërat që ka Luli Basha. Vulë, seli, strukturat qëndrore. Berisha thotë kam anëtarësinë.
Preç Zogaj: Provoje pra. Ti nga nisesh, e beson këtë?
Ylli Rakipi: Kam parë, kam verifikuar edhe me letra. Kam parë edhe me sy, delegatët e PD njihen. Pashë çfarë mblodhi ai tjetri te Turbina, 200 vetë, të shkollës së vëllait. Ju nuk më lini të flas... O Fevzi, më jep kohën siç ja dhe atij. Sepse ai burrë që shikon atje, Preç Zogaj, i kam thënë në 2017 njerëzve më të rëndësishëm të PD, merre Preçin se është vlerë. Shumë i zoti tha, por na duhet këtu.
Blendi Fevziu: Kush tha kështu, Luli?
Ylli Rakipi: Na duhet këtu jashtë tha. Ky i shkreti Preçi bërtet… Ky, kur e shikon që këta bien, kërkon të kthehet. Nuk e marrin. Det kos të bëhet nuk e marrin, se e kanë për vete partinë. Deti kos të bëhet, nuk ka lugë për Preçin!
Kjo është parti që ka hemoragji 30 vjeçare, ka mbetur me Lulin, Gazin dhe 5 vetë. Edi Rama mbretëron këtu një mijë vjet, me këtë parti. Njerëzit që janë ngritur nuk janë me Saliun, janë kundër Lulit, ti bën sikur se kupton këtë. Bën sikur, që të marrë Luli, nuk merr gjë Luli o Preç…
Video që mund ta shihni në Youtube: