TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, i cili është një nga mbështetësit më të flaktë të Lulzim Bashës.
Për këtë arsye, Ylli Rakipi i bëri një pyetje, lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, ku thoshte se Basha duhet të largohet dhe se PD duhet të ringrihet si në vitin 1992.
Kola tha se ka ndryshaur mendim, se dikur ka menduar gabim dhe madje deklaroi se ato që mendonte ai për Sorosin ishin "budallallëqe".
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zoti Kola, ju keni deklaruar në vitin 2017 se: "Lulzim Basha e di shume mire se ai nuk do te fitoje me asnje gare ne PD. Ai po ben te gjitha perpjekjet qe perzenia e tij nga PD te jete sa me e eger, me qellim qe te justifikoje kalimin me Ramen ne krye te grupit te tij te deputeteve qe nxjerr nga keto zgjedhje. Basha ka nje marreveshje personale me Ramen dhe kete marreveshje do ta permbushe pikerisht duke iu bashkuar Rames si disident i PD-se. Ky eshte kuptimi i marreveshjes se fshehte me Xhorxh Soros me 4 dhjetor 2014 ne zyren e PD-se. Megjithate, eshte koha qe ai te largohet dhe PD te paguaje cmimin e gabimeve te saj e t’i kthehet ringritjes se saj si ne vitin 1992".
Vehap Kola: Unë kam thënë për garë në PD dhe ai në PD i ka fituar të gjithë garat. Nuk bëni dot analizë teksti. Unë e kam bërë vetë atë deklaratë. Nuk kam turp nga vetja ime dhe unë nuk ndryshoj asgjë! Asgjë më shumë seç kam thënë, që e kam rishpërndarë, aty këtë kam thënë. Në 2017, mendoja siç mendojnë Foltorja. Nuk i paragjykoj. Por isha qytetar i thjesht.
Ylli Rakipi: Pra ke ndryshuar ti dhe jo Luli?
Vehap Kola: Kam ndryshuar mendim, sepse unë nuk besoj se George Soros komandon Deprtamentin e Shtetit. Këtë e mendoja atëherë. Gabim është, është budallallëk.