AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 21:31

Kush e drejton PD-në? Flet Sali Berisha

Kush e drejton PD-në? Flet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, tashmë Partia Demokratike nuk drejtohet më nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit, që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se, anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

“Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në datën 11 dhe Kuvendi do ta drejtojë deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetësh.

Grupi kolegjial ka shkuar në seli dhe ka kryer mbledhje në seli për t’iu dëshmuar demkratëve që vendimi u zbatua.

Sot grupi është në të katërta anët e Shqipërisë për organizuar një ngjarje madhore, ku referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë.  Po merren me referendumin në mënyrë që çdo anëtar i PD-së të vijë të votojë për ratifikimin e vendimit.

Ai po merret me brava, me organizime të turpshme, si ato të djeshmet. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ne po e bëjmë për të respektuar anëtarësinë.

Ai është i shkarkuar, është deputeti Basha, me votën e 4446 delegatëve. Nëse Lulzim Basha do të thoshte po do të thërrasim Kuvendin, ky proces nuk do të kishte shkuar këtu.

Edi Paloka i ka propozuar Lulzim Bashës nuk ke alternativë tjetër veçse të votëbesohesh në anëtarësi ose Kuvend. Ai ka thënë me Berishën kundër s’mund ta bëj kurrë atë”,  tha Berisha.