AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 21:33

"Përpjekja e Lulit është diabolike"/ Çani: Edhe njerëzit e Bashës e dinë se ai nuk e ka shumicën, por ja përse qëndron në PD!

"Përpjekja e Lulit është diabolike"/ Çani: Edhe

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se në PD, shumicën e ka Berisha dhe se kjo dihet edhe nga njerëz të Lulzim Bashës dhe vetë ai. 

Sipas Çanit, Basha qëndron në PD, me shpresën se në zgjedhjet lokale të vitit 2023, njerëzit do të kthehen tek ai, për shkak të interesave të karrierës. 

"Shumicën nuk e ka Lul Basha, e dinë edhe njerëzit e Bashës. Përse i duhet Lul Bashës partia pra? Ai mendon se deri në 2023, duke e ditur shumë mirë, që gjykatat do ti ketë me vete, ai thotë unë vërtet kam disa njerëz, por në 2023, kur të vijnë zgjedhjet lokale, kë do njohë KQZ?

Partinë time apo atë që ka depozituar Berisha? Lul Basha thotë, unë do të kem vulën dhe logon, atëherë gjithë forcat, njerëzit që do të duan karrierë, ku do të vijnë? Do të vijnë te unë! Ai shpreson se fluksi i madh i ambicieve, do të shkojnë tek ai. Përpjekja e Bashës, është diabolike", tha Çani.