TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për 21 janarin.
Ai tha se ka qëndruar në zyra gjatë gjithë protestës së opozitës dhe zyra u qëllua me gurë dhe plumba.
Berisha ngriti pikëpyetjen se ku ka qenë Lulzim Basha, atëherë ministër i Brendshëm, gjatë protestës së dhushme.
“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë.
Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij.
Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, tha Berisha në "Opinion".