TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka takuar ditën e sotme ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Me anë të një postimi në Twitter, Kryemadhi falenderon diplomatin britanik për mbështetjen e tij ndaj zhvillimeve demokratike në vend.
Kryemadhi thotë se, LSI qëndron e përkushtuar për fuqizimin e demokracisë parlamentare.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Faleminderit Alastair King-Smith për vizitën sot në Parlament dhe vëmendjen e vazhdueshme për zhvillimet demokratike. LSI vlerëson bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, dhe qëndrojmë të përkushtuar për fuqizimin e demokracisë parlamentare, dhe vendosjen e institucioneve në shërbim të njerëzve dhe të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.