AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 17:20

Basha ndërroi bravat e selive të PD nëpër të gjithë vendin, reagon Sali Berisha

Basha ndërroi bravat e selive të PD nëpër të

Dy ditë para mbajtjes së referendumit nga Komisioni i Rithemelimit në PD, janë ndërruar bravat e selive blu nëpër rrethe të ndryshme të vendit.

Kjo duket se është bërë me qëllim që të mos votohet për shkarkimin e Bashës në referendumin që pritet të mbahet në datën 18 dhjetor.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social ka shkruar se nuk ka asgjë që mund të pengojë vullnetin e lirë të demokratëve.

Ish kryeministri, Sali Berisha:

Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve!✌