AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 19:04

I ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon tre dekretet e Metës

I ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Komisioni parlamentar i

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot tre dekrete të Presidentit të Republikës Ilir Meta për tre ligje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat e vendit. Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për buxhetin 2022, i cili u kthye nga Presidenti më 10 dhjetor në Parlament për rishqyrtim dhe me një arsyetim relativisht të gjatë.

Po kështu maxhoranca ka rrëzuar sot edhe dekretin e Presidentit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, teksa tek arsyetimi i tij, Meta tha se trajtimi fiskal është i diferencuar dhe se favorizohen jahtet dhe mjetet e luksit, por jo sektorët jetikë të ekonomisë. Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit për taksat kombëtare të ndryshuara.