TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur me nofkën “Skilla” dhe anëtar i grupit të njohur kriminal Hellbanianz, është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër për vrasjen me thikë të Lumturi Zeqjas, 27 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 tetor 2022 në zonën Church Lane, Leytonstone, ku Shuti dhe vëllai i tij, Emirlion Shuti (30 vjeç), gjithashtu pjesë e të njëjtit grup dhe i njohur si “Mili HB”, u përfshinë në një përplasje që përfundoi në tragjedi. Emirlion Shuti u shpall fajtor për përleshje dhe u dënua me 20 muaj burg, i konvertuar në shërbim prove.
Sipas dëshmive në gjykatë, pas një përplasjeje verbale dhe fizike me shokun e viktimës, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe goditi për vdekje Zeqjan, duke plagosur edhe mikun e tij. Të dy vëllezërit u larguan nga vendngjarja, ndërsa viktima ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës. Shoku i tij i plagosur i mbijetoi sulmit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.
Një ditë pas krimit, “Skilla” u përpoq të arratisej jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen, u nis drejt Francës, dhe për afro një vit qëndroi në arrati. Më 3 tetor 2023, u arrestua në Suedi, ndërsa u ekstradua më pas për t’u përballur me drejtësinë britanike.
Hetimet intensive të policisë, përmes kamerave të sigurisë dhe të dhënave nga celularët, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.