TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar ashpër për tradhti kombëtare Edi Ramën, për atë që e quan miqësi me Vuçiçin.
Berisha tha se Rama është argat i Vuçiçit, ndërsa shtoi se i kujtoi Kosovës se do të kthehet në kohën e bronzit.
“E ka thënë një miku im një shprehje; Rama u kthye si qeni biblik tek të vjellat e tij.
Raporti i Ramës me Vuçiç meriton 10 ndëshkime për tradhti!”, tha Berisha nga Kuvendi.
Teksa mori fjalën në Kuvend, kryedemokrati theksoi se është faktuar me qindra dokumente se Balluku ka kryer vjedhje së bashku me kryeministrin.
Berisha komentoi edhe editorialin e përbashkët mes Ramës dhe Vuçiç, duke theksuar se kryeministri ka bërë një akt tradhëtie ndaj Kosovës.
Sipas Berishës, Rama tani do t’u nxjerrë shqiptarëve pasaportën e Serbisë dhe se ai i tha BE-së që nuk jemi më me ju.
Pjese nga fjala e tij:
Seancën në të cilën kushtetuta shkelmohet publikisht para jush, seancën në të cilën interesat personale, fati apo e ardhmja evropiane e Shqipërisë shkelmohet publikisht për shkak të interesave kriminale të Ramës dhe organizatës së tij. Kurrë ndonjëherë në një seancë nuk është luajtur kaq shumë me fatin e shqiptarëve sesa sot.
Po të themi haptas, në përputhje, përpjekjet më të fuqishme të atyre që i duan të mirën Shqipërisë dhe duan që shqiptarët t’i shohin aty ku kanë ëndrrën evropiane, shkelmohet dhe bllokohet keqja e imunitetit të Lubi Ballukut, e faktuar me qindra dhe mijëra dokumente së bashku me Ramën për vjedhje të miliarda eurove në Prokurimet Publike e pasuritë publike.
Për bllokimin e sistemit të drejtësisë që përbën krim madhor e kushtetues nga Rama e Lubi Balluku. Për presionin shantazhin, me banda e vrasës serialë të dëshmitarëve nga Rama dhe Lubi Balluku, por mbi të gjitha të dashur qytetarë loja në kurriz tuajin, të ëndrrës evropiane të shqiptarëve po edhe fatit më të mirë të shqiptarëve, që është integrimi, gama zhvillohet sa në Tiranë edhe në Beograd.
Njeriu që vrapoi nga sheshi në shesh duke nxjerrë nga xhepi një pasapotë që iu paralajmërova se është kallk, tani do t’u nxjerrë pasaportën e Sllobodanit, të Vuçiç e të Serbisë, duke kryer një akt madhor të tradhtisë kombëtare. Duke dëshmuar se Rama është i pazgjidhshëm me padronin e tij Vuçiç. Thoshte bukur Genc Pollo si qeni biblik që kthehet te të vjellat e tij. U kthye në Beograd.