AKTUALITET, 5 Mars 2026, 10:33

“Tre muaj që po pengohet SPAK”, Bardhi kërkon të përfshihet në rendin e ditës imuniteti i Ballukut: Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të dorëzojë raportin

“Tre muaj që po pengohet SPAK”, Bardhi kërkon të

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të futet edhe çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën opozita në Këshillin e Mandateve ka hartuar edhe një raport.

Sipas Bardhit mazhoranca në Kuvend qëllimisht po zvarrit procesin, duke penguar punën e SPAK për të hetuar Belinda Ballukun.

“Në përputhje me afatet e përcaktuar anëtarët e Këshillit, duke qenë se ju nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët e këshillit kanë dorëzuar raportin për seancën plenare. Sipas rregullores, ju zoti kryetar jeni të detyruar ta përfshin raportin në seancën më të parë. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme.

Në rendin e ditës nuk është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkesë. Edhe një javë ka mbetur dhe kërkesa konsideruar e rrëzuar. E keni çuar në limitet. Zoti kryetar ju e zvarritët këtë procedurë për dy muaj. Tani po e zvarritni edhe përfshirjen në Kuvend. Kanë tre muaj që po pengohen hetimet, sepse SPAK kërkon hetimin. Ktheni përgjigje. Kërkesa ime është proceduriale”, tha Bardhi.

Bardhi po ashtu ironiziu duke thënë: “Nëse do merrni mikrofonin dhe do thoni Ulsiu është në Biblioteka dhe nuk e ka përfunduar raportin, ky është problemi i Ulsiut, jo i Kuvendit. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të dorëzojë raportin. Nuk ka nevojë të thellë për të lexuar si mbrohet Balluku”.