AKTUALITET, 5 Mars 2026, 10:43

Kuvendi/ “Balluku” përplas Ballën dhe Bardhin, socialisti: Gënjen në muaj Ramazani! Jemi brenda afateve, gati më 12 mars, raporti i PS

Kuvendi/ “Balluku” përplas Ballën dhe Bardhin, socialisti:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po përpiqet të tejkalojë afatet përsa i përket raportit të dalë nga Këshilli i Mandateve përsa i përket çështjes së Belinda Ballukut.

Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.

Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.

Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor'.

 PD kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e 12 marsit. Ndërsa Balla fliste, Bardhi e quajti “ushtar të bandave“.  

“Sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që s’ke asnjë lodhje je ti, as me besimin as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e vlerave morale dhe familjare janë të rëndësishme për tu konsideruar për çdo person. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë përmbledhjen e Këshillit të Mandateve, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e kuvendit këtë akt procedural. Në këshillin e Mandateve ka pasur 2 mendime dhe 2 qëndrime. Këshilli Brenda 2 javëve harton raport. Jemi brenda kohës, ky grup parlamentar nuk i merr vendimet kryetari i grupit, apo kryetari i kuvendit, apo kryetari i komisionit të ligjeve, por vendimet merren kolegjiale.

Në datë 23 shkurt, kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë, do të respektohet afati 2 javor. Afati 2 javor është para datës së përfundimit të shqyrtimit, që është 17 marsi. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kërkoi futjen në Rendin e Ditës raportin e dalë nga Këshilli i mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Bardhi u shpreh se është detyrim që raporti të trajtohet në seancën e parë ndërsa akuzoi mazhorancën se po luan me afatet duke e zvarritur çështjen aq sa të përfundojë afati dhe kërkesa e SPAK të quhet e refuzuar.