AKTUALITET, 5 Mars 2026, 11:56

“E keni zegjinizuar Kuvendin”/ Zeqineja- Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare. Ty vetëm Gazi të vjen hakut! Jepi llogari kolegut tënd

“E keni zegjinizuar Kuvendin”/ Zeqineja- Nokës: Bëre me

Pasi iu përmend emri, deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës. Ajo akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.

Zegjine Çaushi: Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj.

Me heret, mes ironisë deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ironizuar socialistët, nga Zegjine Ccaushi dhe Ardit Bidon. Ai tha se Kuvendi është zegjinizuar, ndërsa socialistët i cilësoi si ‘eunuk në pallatin e Sulltanit.

Noka: E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.

Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi.
Ka4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani.