AKTUALITET, 5 Mars 2026, 10:37

Seanca/ Ministrat e rinj të kabinetit të Ramës në Kuvend, pritet të marrin votëbesimin e ligjvënësve

Seanca/ Ministrat e rinj të kabinetit të Ramës në Kuvend,

Katër ministrat e rinj të qeverisë ndodhen në Kuvend kur pritet të marrin votëbesimin e deputetëve (duhen 71 vota) për tu betuar më pas përpara presidentit të Repubikës për marrjen e detyrës.

Votëbesimin do e marrin dhe ministrat e tjerë, të cilët kanë ndryshuar dikaster.

Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës

Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm

Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes

Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin