TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas informacionit të përcjellë nga gazetarja Klodiana Lala, çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça, më 9 mars, në orën 09:00.
Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, e cila po hetohet për tunelin e Llogarasë dhe për Unazën e Madhe.