AKTUALITET, 8 October 2026, 14:57

Operacioni/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Operacioni/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Policia sekuestroi një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtushen, Bulqizë, ishte qëlluar me armë zjarri, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.