TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sapo kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren.
“Në frymën e Kushtetutës se shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, ti falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030!”, tha Balla.
Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministrat e kabinetit Rama u votëbesuan në Kuvend mes kaosit të opozitës. Në momentin e votëbesimit Sali Berisha në krye me deputetët e tij bllokuan foltoren e Kuvendit.
Seanca nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Opozita kërkoi të futet në rend dite raporti i saj pro heqjes së imunitetit të Ballukut. Gazment Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar. Ndërsa kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj se janë brenda afatit 2 javor për të hartuar raportin e tyre, të cilin do ta sjellin në Kuvend seancën e 12 marsit bashkë me raportin e opozitës.
Shkarkimi i ministrave
Belinda Balluku 85 vota
Elisa Spiropali 83 vota
Pirro Vengu 81 vota
Albana Koçiu 83 vota
Besfort Lamallari 83 vota
Toni Gogu 82 vota
Emërimet
Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër
Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër
Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër